




Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, janë bërë prindër për herë të parë!
Këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre dje dhe këtë lajm e kanë ndarë me të gjithë nëpërmjet një postimi në Instastory.
Afërdita shihet me djalin në krahë, teksa të dy i dhurojnë një puthje të ngrohtë në kokë.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkroi modelja krahas postimit, të cilin e shoqëroi edhe me një zemër blu.
Ndërkohë, edhe Jakub publikoi të njëjtin imazh, të cilin e përshkroi me këto fjalë: “Zemrat tona po shpërthejnë”.
Jo më larg se një ditë më parë, Afërdita i habiti të gjithë me videon që publikoi në rrjete sociale, ku shihej duke u stërvitur në borë.
Ajo nuk ka ndaluar së ushtruari në asnjë moment, pavarësisht shtatzënisë, dhe këtë e ka bërë duke marrë sigurisht edhe aprovimin e mjekëve.
/S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





