Transmetuar më 16-03-2021, 23:59

Ajsi Xhaxhaj ka reaguar pas postimit me litar që bëri Elvisi dhe që solli debat të gjerë mes tij, Arjan Konomit dhe Antonelës.

Në një postim në Instastory, Ajsi shkruan se Arjan Konomi dikur i dha kurajo, pasi e mbështeti kur vite më parë ajo bëri publike historinë e saj të abuzimit.

“Arjan Konomi asnjë si unë mund të të besojë në reagimin për të mbrojtur një femër që i tregojnë lakun e litarit. Dhe dua t’i përgjigjem gjithë atyre mendjeshkurtëve që e interpretojnë si personale. As e njoh dhe as më njeh dhe as e kam takuar kurrë Arjanin, por nuk mund të hesht për të mos thënë historinë time, kur para 10 viteve që isha ende fëmijë dhe denoncova një abuzim, Arjani ishte i vetmi person në botën mediatike që më mbështeti. Fjalët e tij më dhanë kurajo dhe jetë mua dhe familjes sime në atë moment të vështirë kur askush tjetër nuk na dëgjonte. Ti nuk e di Arjan se fjalët e tua më dhanë shumë forcë dhe unë kurrë nuk pata mundësinë të të falenderoja për këtë. Ndaj sot të besoj dhe të mbështes në reagimet e tua, sepse askush si unë të kupton sesa i vërtetë, i drejtpërdrejtë dhe real je në reagimet e tua në situata kaq të rënda. Mos hesito asnjëherë dhe mos u ndiko nga askush për të shprehur zjarrin e mendimit dhe opinionit tënd pavarësisht interpretimeve. Vendit tonë i duhen njerëz si ty Arjan Konomi!”, shkruan Ajsi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd