
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 pacientë të prekur me koronavirus.
2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.
Ndërkohë, nga 3 mijë e 5 testime, 475 raste kanë rezultuar pozitivë.
183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





