Transmetuar më 16-03-2021, 14:31
Foto ilustruese

Aksident tragjik në afërsi të Maminasit.

Makina përplasi një motorçikletë, drejtuesi i së cilës për pasojë humbi jetën.

Viktima ende nuk është identifikuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz” me iniciale R.D, që shkaktoi aksidentin.

Njoftim paraprak i policisë Durrës:

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd