Transmetuar më 15-03-2021, 16:06

Qeveria gjermane tha të hënën se po pezullon përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca bazuar në raportet e reja se shkakton mpiksje të rrezikshme të gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi u mor si një "masë paraprake" dhe me rekomandimin e rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë, Instituti Paul Ehrlich.

Ky institucion bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve.

Në një deklaratë, ministria tha se Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste "nëse dhe si informacioni i ri do të ndikojë në autorizimin e vaksinës".

Shumë vende të Europës kanë pezulluar përkohëshish vaksinimin e popullatës me këtë vaksinë në kushtet kur disa dhjetëra persona kanë humbur jetën pasi morën dozën. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: The Guardian

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd