Transmetuar më 15-03-2021, 14:34

Në Londër, bashkia ka pranuar të financojë një lagje enkas për komunitetin gay (LGBT), pas kërkesës së tyre për të pasur një zonë rezidenciale në kryeqytetin britanik.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, njoftoi se ka akorduar 5.7 milionë paund ose 6.6 milionë euro për blerjen e 19 pronave në zonën Vauxhall, në jug të kryeqytetit britanik, raporton noa.al duke cituar një deklaratë të Tonic Housing Association.

Financimi në formë kredie të butë mundëson që të nisë së afërmi ndërtimi i banesave me një projekt të Norman Foster, në brigjet e Thames, zona Vauxhall.

Organizata në mbështetje të komunitetit gay njoftoi se do të jetë e hapur të pranojë në këtë zonë rezidenciale LGBT, edhe persona jo gay. Në galeri shihni pamje 3D të zonës rezidenciale.

"Ne po bëjmë histori sot, duke përmbushur një ëndërr të kahershme për të siguruar një vend të sigurt për njerëzit LGBT, sidomos për të moshuarit, për të jetuar mirë, në një komunitet ku ata mund të jenë vetvetja dhe të shijojnë jetën e tyre në pleqëri," tha Anna Kear, administratore e deleguar e Tonic Housing.

Komunitete të ngjashme jetese të tilla mund të krijohen dhe qytete të tjera, shtoi ajo.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se mbështetja e autoritetit lokal është në përputhje me reputacionin e qytetit si "i hapur, i larmishëm dhe gjithëpërfshirës".

"Londinezët e moshuar meritojnë të shijojnë vitet e tyre të fundit në rehati dhe siguri, të rrethuar nga një komunitet mbështetës," shtoi ai.

Në Londër sipas të dhënave të Tonic, gjenden 145 mijë të moshuar LGBT. /a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd