Edhe elefanti nuk harron kurrë!
Kafsha njeh veterinerin që e trajtoi atë 12 vjet më parë në Tajlandë.
Plai Thang, një elefant mashkull 31-vjeçar u takua papritur me Doctor Pattarapol Maneeon në Tajlandë në fillim të këtij muaji.
Ata u takuan për herë të parë në 2009 kur një elefanti i sëmurë rëndë u zbulua në Rayong dhe u mor për mjekim.
Ai u la i lirë pas disa muajsh.
Por u takua me doktor Pattarapol në fillim të këtij muaji ndërsa veterineri po patrullonte zonën.
Veterineri njohu zhurmat dalluese të elefantit dhe i sigurt tha se edhe kafsha e egër e njohu atë.
Kafshët dinë të jenë mirënjohës, virtyt ky i çmuar që njerëzit ndonjëherë e harrojnë.
Elefantët janë kafsha zyrtare e Tajlandës. Ka rreth 3,000-4,000 të këtyre kafshëve që jetojnë në Tajlandë./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd