Transmetuar më 15-03-2021, 03:21

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 68 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 29.489.

Sakaq, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.879.390. Në 24 orët e fundit, 13.378 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit. Nga këta, vetëm 852 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Një total prej 2.701.076 pacientësh, nga të cilët 15.516 nga e shtuna në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet e Turqisë, 1.392 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu 24 orët e fundit janë kryer 132.425 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 35.126.003.

Ministria po ashtu bëri me dije se 11.032.272 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 7.896.094 kanë marrë dozën e parë dhe 3.136.178 të dyja dozat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd