Transmetuar më 14-03-2021, 20:26

Moderatorja Bora Zemani ka komentuar “Përputhen” dhe konkurrentët e këtij programi.

Moderatorja ka shprehur një varejtje rreth konkurentëve të këtij emisioni.

Bora tha se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit dhe Arjan Konomit.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast.

Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin.

Kanë një mungesë etike…nuk e di”, u përgjigj moderatorja në emisionin “Dilema sociale”, në Top Albania Radio.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd