
Përplasja midis dy makinave në rrugën Eraclea në Caorle, Itali, shkaktoi një aksident tragjik.
Një grua shtatzënë 25-vjeçare humbi jetën në vend.
Një burrë në makinë me të është dërguar me urgjencë për në spital dhe një tjetër u plagos lehtë.
Ky është bilanci tragjik i aksidentit mes dy makinave këtë mëngjes.
Përplasja ishte aq e fortë saqë u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, teksa siç shihet nga pamjet, nxorën çiftin e ri nga Opel Vectra duke përdorur gërshërë të mëdha hidraulike për të prerë pjesët metalike të makinës.
Pavarësisht nga përpjekjet e shpejta, mjeku deklaroi vdekjen e gruas në vendin e ngjarjes. Burri u stabilizua nga stafi mjekësor dhe u transferua me helikopter në spitalin Angelo në Mestre. Shoferi tjetër u plagos lehtë. Policia lokale e Caorle po kryen hetimet e aksidentit./a.m/NOA.al
(Foto nga aksidenti dhe Info marrë ngaIl Messaggerio)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





