






Ndërroi jetë personaliteti i njohur, intelektuali, aktivisti, mjeku veterinar dr. Sulejman Peza.
Covid nuk ka kursyer as jetën e kësaj figure të njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe familjarëve, por edhe vetë atij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin e kobshëm.
Veprimtaria e tij është mjaft e gjërë dhe komplekse. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brënda e jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë që ai i kishte të panumërt.
Sulejman Peza, në vitin 1960 u emërua teknik kontrollor i insiminimit artificial ne ndërmarrjen zootekniike Shteterore Tirane ku kreu dhe kursin e specializimin perkates. Nga viti 1962 deri ne vitin 1967 mbaroi studimet e larta ne Universitetin Bujqesor Tirane (Kamez).
Ne vitin 1967 u emërua mjek veteriner ne ndermarjen bujqesore ushtarake Elbasan ku ka punuar ne zonat me te largeta te qarkut te Elbasanit si ne Sopot, Lenie, Cerrik.
Ne vitin 1993 hapi farmacine e pare veterinare ne qarkun e Elbasanit, ku u angazhua për mëse 20 vjet.
Nga viti 1979 deri ne vitin 1999 dr. Sulejman Peza ka kryer mbi 2 mije operacione Seksio-Cezare, Laporatomi, Retikulite etj. Nje bashkepunim te ngushte ka pasur me drejtorine Bujqesore te Qarkut Elbasan.
Me ardhjen e fondacionit Norvegjez ne Qarkun e Elbasanit, dr. Sulejman Peza ne bashkepunim me veterinerin Agim Nelaj dhe Hysen Molin, aplikuan per here te pare ne Shqiperi nje metode bashkohore per evitimin e operacioneve me metoden klasike, qe ishte perdorimi i magnetit.
Dr. Sulejman Peza rridhte nga nje familje me ndjenja te forta patriotike dhe nacionaliste. Gjyshi i tij Sulejman Peza ka qene nje patriot me permasa kombetare.
Ne 28 nëntor 1912 se bashku me disa luftetare te tjere ka pritur dhe shoqeruar nga Rrogozhina deri ne Fier patriotin Ismail Qemali. Ndjenjat e forta patriotike gjyshi i tij i manifestoi ne vitin 1913, ku mori pjese ne batalionin e Shqiperise se mesme per mbrotjen e Shkodres nga forcat malazeze.
Gjithashtu nga burimet arkivore të familjes së të ndjerit rezulton se Rrahim Peza ka qene arkitekti i kulles se sahatit ne qender te qytetit te Peqinit qe eshte ndertuar ne vitin 1822, dhe konsiderohet si kulla me origjinale dhe e vetmja e llojit te saj ne Shqiperi. Nje kulle e tille gjendej atehere vetem ne Stamboll.
Ne trungun familjar te tij permendet normalisti Rexhep Peza, qe shquhej per nivelin e tij intelektual dhe ka qene drejtor i pare i shkolles Naim Frasheri ne Elbasan, i cili per veprimtarine e tij ne fushen e arsimit ka marre tirullin e nderit Mesues I merituar
Dr Sulejman Peza, per kontributin e tij ne fushen e veterinerise eshte dekoruar disa here nga Instituti Ameriksan i Biografive me qender ne Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt që shihni në galeri: Personalitet i Shekullit XX: Personalitet publik Nderkombetar, medalje e artë dhe titullin guvernator, drejtor i institutit amerikan per Evropën. Në shkurt të këtij viti (2021) është shpallur “Nderi i Qarkut të Elbasanit”. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





