Transmetuar më 13-03-2021, 17:03

Rastet e reja me Covid-19 kanë bërë shumë shtete që të marrin masa të reja anti-Covid për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria serbe këtë fundjavë ka vendosur që të mbyllë të gjitha dyqanet jo të domosdoshme, baret dhe restorantet do të mbyllen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe qendrat mjekësore do qëndrojnë të hapura. Të gjitha aktivitetet publike do të pezullohen, ndërsa nga java e ardhshme nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online.

Gjithashtu qeveria italiane ka vendosur ashpërsimin e masave. Rajonet do të kalojnë nga ngjyra portokalli në të kuqe, që do të thotë se shkollat, baret, restorante parukeritë dhe qendrat estretike do të mbyllen. Ndërsa gjatë Pashkave do të ketë një mbyllje totale.

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë vendosur gjithashtu të shtojnë masat ndaj pandemisë. Shkollat do të qendrojnë të mbyllura dhe për dy javë ndersa dalja do të bëhet vetëm për arsye emergjente.

Kujtojmë që në vendin tonë Komiteti Tekenik i Ekspertëve në daljen e fundit pak ditë më parë la në fuqi masat që ishin.

/S.H /NOA.al