Transmetuar më 12-03-2021, 23:47

Një tërmet i tretë në harkun e një ore është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Fatmirësisht ky tërmet ka qenë më i lehtë se dy të parët.

Tërmeti ka pasur madhësi 3,2 dhe epiqendra e tij ishte vetëm 56 km në jugperëndim të Shkupit.

Më herët në Mavrovë u regjistruan dy tërmete më të fortë.

I pari me madhësi 4.7 u ndje edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas dëshmive lëkundjet e tërmetit të parë u ndjenë deri në Tiranë dhe Durrës.

Tërmeti që u ndje në vendin tonë pati një thellësi 10 km dhe me një distancë vetëm 56 km në jug të Prizrenit.

Kujtojmë se sot janë regjistruar një sërë tërmetesh, njëri me intensitet më të lartë, në zonën e Larisës, Greqi. Kjo zonë u trondit një javë më parë nga një tërmet i fuqishëm. /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd