Transmetuar më 12-03-2021, 22:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mehallas, Divjakë.

Një person është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij.

Më pas, ai ka qëlluar me armë zjarri.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Artan Kaboci.

Pas kësaj, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa policia tha se nga përpjekja për arestimin e tij janë dëmtuar me sende të forta tre mjete, por e kanë neutralizuar më pas autorin.

Pas hetimeve të para mbi ngjarjen mësohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd