
Një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur sot nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në një fshat të Gramshit.
Sot rreth orës 16:00 në fshatin Kukur.
Sipas “News 24”, bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe.
Mendohet se kushtet e vështira ekonomike e kishin futur në depresion, dhe e kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.
Bashkëshorti i të ndjerës, përveç se po përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, si dhe nënës së fëmijëve që i mbetën jetimë, apelon për ndihmë.
Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare.
Nga ana tjetër, policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





