Transmetuar më 12-03-2021, 19:18

Një sherr masiv mes disa të rinjve është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit.
Nga sherri një i ri raportohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas raportimeve paraprake, i riu gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





