Transmetuar më 12-03-2021, 18:58

Momente paniku në Korfuz, Greqi.

Një zjarr i madh shpërtheu në anijen e lundrimit MSC Lirica.

Flakët u përhapën përgjatë pjesës qendrore të anijes, të ankoruar në bregdetin e ishullit grek që nga 30 janari. Shkaqet e zjarrit mbeten ende për t’u sqaruar.

Në momentin që anija shpërtheu në flakë, vetëm një anëtar i ekuipazhit ishte në bord, i cili u shpëtua menjëherë. Rreth 51 të tjerë u larguan menjëherë pa u përhapur flakët, sapo u dha alarmi.

Ekipet lokale të zjarrfikësve ndërhynë me rreth dhjetë mjete dhe një varkë.

Pranë anijes së lundrimit kishte gjithashtu një rimorkiator dhe një anije ushtarake të Marinës Greke. "Daily Mail" publikoi pamjet e anijes që u përfshi sot nga flakët.

/a.m/NOA.al