Transmetuar më 12-03-2021, 15:53

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në selinë e FRD-së, pas tensioneve që ndodhën në mesditë.

Edhe këtë pasdite u regjistruan përplasje mes policisë dhe të rinjve të PD-së dhe LSI-së.

Në dalje për mediat, Basha tha se kjo e sotmja vërtetoi se Rama ka frikë nga ndëshkimi i drejtësisë që e pret.

Ndërsa nënvizoi se opozita nuk frikësohet me letra bakalli.

Më herët, edhe Presidenti Meta u përblall fizikisht me Policinë Bashkiake. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd