Transmetuar më 12-03-2021, 15:39

Javë pas jave skuadra e Vllaznisë po pëson disfata të rënda në kampionat, teksa e ka vënë në pikëpyetje edhe titullin kampion.

Këtë herë ka qenë Bylisi që ka fituar në kryeqendrën e veriut me rezultatin 1-2.

Shkodranët duket që nuk janë më në orbitën e fillimit të kampionatit.

E projektuar për të dalë fituese, dhe me blerje të rëndësishme, Vllaznia po lëshon terren.

Teuta e ndjek nga pas me 1 pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd