Transmetuar më 11-03-2021, 20:37
Foto ilustruese

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një parking qendre tregtare ku një makine Benz i është vendosur tritol.

Raportohet se makina është e prokurorit Arian Muça të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në lidhje me ngjarjen, foli nga vendi i shpërthimit, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj:

"Benzi A Class i vitit 2002, i përket një prokurori të komanduar të KLP-së, i cili është Arjan Muça. Aktualisht po kryhen veprimet. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Ky automjet përdoret nga ky prokuror.

Prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga struktura të Drejtorisë Vendore të Policisë për domkumentimin e kësaj vepre penale që ju njoftova.

Nuk ka dëmtime në njerëz, nuk ka dëmtime të mjeteve të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur në parakolpin e këtij mjeti, por ka dëmtime në motor dhe në pjesën e përparme të mjetit.

S’ka pasur asnjë person afër. Grupi hetimor po merret me pamjet dhe ndjekjen e veprimeve hetimore“, tha për mediat, Rebani Jaupaj. /noa.al

Njoftimi i Policisë

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd