Transmetuar më 11-03-2021, 17:05

Sipas Agjencisë Europiane të Barnave, personat që kanë marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit, nuk rrezikohen nga mpiksja e gjakut.

Kjo simptomë është tipike e atyre që preken nga koronavirusi.

“Të dhënat e disponueshme deri më sot tregojnë se numri i ngjarjeve tromboembolike midis individëve të vaksinuar nuk është më i lartë se ai i vërejtur në popullatën e përgjithshme“, tha Autoriteti Rregullator Evropian në një deklaratë.

Shumë persona kanë ndërruar jetë pikërisht nga mpiksja e gjakut, që është shkaktuar nga virusi korona.

Ndërkohë, sot Agjencia Europiane e Barnave dha aprovimin për vaksinën Johnson and Johnson, që të përdoret në vendet e BE-së. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd