Transmetuar më 11-03-2021, 16:22

Është ndarë nga jeta në moshë të thyer ish-mbrojtësi i ekipit të Tiranës, Sadik Struga.

Lajmin është publikuar në faqen zyrtare të klubit, në Facebook.

Struga ka qenë ndër lojtarët më të mirë në gjithë historinë 100-vjeçare të skuadrës.

Ai luante në mbrojtje, në krahun e djathtë, kryesisht në vitet 1950.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin.

Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50”, thuhet në njoftimin e klubit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd