Transmetuar më 11-03-2021, 09:53

Një makinë është djegur në orët e para të së enjtes në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, në lagjen 24 maji.
Persona ende të paidentifikuar i kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën një automjeti tip “Fiat Panda”.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë akt./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





