Transmetuar më 10-03-2021, 19:31

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Antonelës dhe Locos në studion e Përputhen në Top Channel.
Shkak u bë një story i publikuar nga Loco në instagramin e tij ku ironizonte Antonelën.
“Mos ta mohojë askush që ka grupime, se tani më janë vënë kundër mua ky Loco dhe Atdheu, se rrinë bashkë e më shkojnë kundër mua.
Shikoni çfarë foto ka publikuar në story me një litar të varur,” tha Antonela.
E ashpër ka qenë edhe kundërpërgjigja e Locos.
“Po ti je një injorante e pafytyrë që më sulmon për këtë, nëse të djeg mbaje,” u përgjigj Loco.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





