
Një rast i rëndë është raportuar në policinë Tiranës më 9 mars, ku një 26-vjeçar ka droguar dhe më pas ka abuzuar me një vajzë të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç.
Ai rezulton i shpallur në kërkim për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe "Nxitja për përdorimin e drogës", pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.
Sipas dokumentit, nga data 21 shkurt 2021 deri në datën 01.03.2021 i dyshuari ka qenë në një banesë në fshatin Kamnik të Ersekës së bashku me të miturën.
Këtë periudhë ai akuzohet se e ka përdhunuar dhe e ka detyruar të miturën që të konsumojë drogë të bardhë në formë pluhuri dhe gjetheje.
Barin e ka konsumuar me cigare, ndërsa pluhurin nga hunda.
Pas konsumimit të drogave ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, thuhet në dosjen hetimore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





