Transmetuar më 10-03-2021, 12:28

Partia Demokratike i kërkoi sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit.

Tom Doshi kandidoi në zgjedhjet e kaluara nën siglën e PSD-së. Ai më pas u bë kryetar i Partisë Socialdemokrate, parti të cilën e mbante më herët Skënder Gjinushi, dhe pavarësisht thirrjeve sidomos nga SHBA, ka vendosur të kandidojë me këtë parti, që siç dihet është aleate e mazhorancës së Ramës.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021””, thuhet në kërkesën që PD i ka nisur KQZ-së.

PD i bën thirrje KQZ-së që të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd