Masat ndaj pandemisë, Kapshtica mbetet e mbyllur (Afati dhe kategoritë e veçanta që do të lejohen)
Transmetuar më 10-03-2021, 11:36

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit Covid-19, pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur.

Ministria e Jashtme shqiptare është njoftuar nga pala greke, pas vendimit, që kjo pikë do të jetë e mbyllur të paktën deri më 22 mars.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë përmes Kapshticës nuk mund të jetë e mundur edhe për dy javë, për shkak se do të qëndrojë e mbyllur.

Dalja nga Greqia dhe hyrjes drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, të tillë si kamionë mallrash etj.

Po kështu mësohet se mjetet si autobusët, taksitë apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë./a.m/NOA.al