
Ka ndërruar jetë në spital 11-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.
Mësohet se S.P., ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve që bënë mjekët në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur "Ura e Çapos".
Në pranga ra drejtuesi i dyshuar i mjetit, tip "Renault", S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.
I mituri S.P., pasi kishte marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, ishte transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





