Transmetuar më 10-03-2021, 09:29

Një lajm i hidhur vjen nga Ferizaj, Kosovë.

Biznesmeni Agron Uka ka ndërron jetë, pas një aksidenti të rëndë.

Ai kishte shkuar me pushime, duke qenë se ishte i apasionuar pas skive, në Bansko të Bullgarisë, ku edhe është aksidentuar rëndë, duke humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe Komuna e Ferizajt. Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

"E nderuara familje Uka, lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të birit tuaj, bashkëqytetarit tonë, Agron Uka, na pikëlloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit", shkruhet në telegramin e ngushëllimit./a.m/NOA.al