Transmetuar më 08-03-2021, 17:48

Dy të rinj humbën jetën sot në një aksident tragjik në Gradishtë të Lushnjës.

Ata janë të rinjtë 21-vjeçarë me inicialet I. Ç, dhe J. B, banues në fshatin Korije dhe Gradishtë.

Të dy po ecnin me motor teksa u përplasën nga një makinë e cila drejtohej nga 51-vjeçari me inicialet A. S.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/

Aksidentohen për vdekje dy persona, po ecnin me motor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd