Transmetuar më 08-03-2021, 15:20

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 587 raste të reja nga 2.813 testime të kryera.

Ndërkohë që sipas autoriteteve shëndetësore, në orët fundit janë raportuar 6 viktima si pasojë e koronavitusit.

Numri total i rasteve pozitive, është 73.635, nga 332.713 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 1.655 raste vdekjesh.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 62.198, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç). /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd