23:38 | Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- 22:49 | Kishte mbjellë 1 mijë bimë kanabisi, zbulohet shtëpia e barit e shqiptarit në Belgjikë
- 22:49 | Justin Bieber: E urrej veten!
- 22:47 | 10 ndikimet ruse në Ballkan
- 22:37 | Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 22:32 | SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Arabinë Saudite. Kievi: Ishte produktiv, drejt paqes
- 22:29 | Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 22:28 | Turqia dhe Greqia kalojnë në Ligën A. Ju bashkohet edhe Serbia
- 22:18 | Fëmija 5 vjeç humb jetën nga sulmi rus me dron në Ukrainë
- 22:12 | Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
“Djemtë e Detit” u krijuan, për të kënduar. Dhe u përjetësuan, përmes këngëve që kënduan. Ata ishin një grup adoleshentësh jo vetëm të pasionuar pas muzikës, por të talentuar dhe vizionarë në rrymën e panjohur deri në atë kohë, që vendosën ta përfaqësonin dhe ta sillnin për herë të parë, në Shqipëri.
Po cilët ishin ata? Kompozitori i grupit, Valentin Markvukaj, i cili prej 20 vitesh karrierën e ka zhvilluar në Australi, ku jeton edhe sot, në një intervistë ekskluzive për “NOA.al”, thotë se ata ishin një grup i uritur për të krijuar muzikë.
“Me tendencë perëndimore; pra me flokë të gjatë, “look rrokerësh”, pak “Glam Rock”, me sharm si dhe më e rëndësishmja kërkues përsa i përket melodisë që besoj se ka qenë shumë origjinale. Apo siç thoshte edhe Genti: muzikës sonë i vjen era det”.
Mjafton kënga e parë që kënduan në Festivalin e RTSH-së, në 1991, e cila solli shpërthimin e menjëhershëm të “Djemve të Detit”, për t’u shndërruar më tej, ndër grupet muzikore më të preferuara për rininë, si dhe për të mbetur një model frymëzimi për ta.
E ndërsa sot pas 30 viteve të rinjtë vazhdojnë dhe largohen nga Shqipëria, kurse refreni politik, ‘Shqipërinë e duam si e gjithë Europa’ përsëritet, ‘Djemve të Detit’ u mjaftoi një vit, që përmes artit dhe muzikës të sillnin Europën në Shqipëri, duke i dhënë shpresë vendit, sidomos rinisë. Ata u dalluan me stilin e tyre të veçantë dhe origjinal, në vitet më të vështira për Shqipërinë, prandaj edhe mbetën të veçantë.
Grupi “Djemtë e Detit” ka publikuar dy albume: Në vitin 1997 “Izolimi Vdes” dhe albumi i dytë “Epos”, në mars 2009.
I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktuale në mesin e viteve ’80, në të gjithë botën. Pas 10 vjetësh Valentin Markvukaj (kompozitori / tastjeristi dhe producenti i grupit), takohet sërish me Gent Demaliaj (solisti dhe poeti i këngëve), për të bashkëpunuar në realizimin e albumit të dytë EPOS, album me tendenca progresive, ku motiv kryesor mbetej melodia.
Kishim kënaqësinë të kontaktonim Valentin Markvukaj, kompozitori i grupit, i cili nga Australia e largët në intervistën e dhënë për “NOA.al”, tregoi rreth viteve të paharrueshme të grupit ku ai ishte pjesë dhe këngës dedikuar Nënës, “Më e shtrenjta fjalë”.
Intervistoi: Aranit Muraçi
Valentin, ju i përkisni një brezi që bëri epokë në Shqipëri, gjatë viteve të para, pas rënies së komunizmit. Ishit pjesë e grupit legjendar “Djemtë e Detit”, ndërsa prej vitesh keni vendosur të jetoni në Australi. Admiruesit e shumë të muzikës suaj ndër vite dhe më gjerë janë kuriozë të dinë sesi vazhdon jeta dhe karriera juaj atje?
Unë kam 20 vjet që jetoj në Australi, një vend ky relativisht i përshtatshëm të themi për emigrantët. Do të thosha që kam qenë me fat që kam pasur mundësinë të vazhdoj profesionin tim , pra muzikën, duke pasur parasysh që kapitalizmi nuk pyet se kush je, apo çfarë ke bërë dhe ke studiuar.
Unë kam pothuajse 15 vjet që punoj në studion time. Pra jam producent muzike ku kompozoj, aranxhoj, programoj, incizoj dhe miksoj. Kam pasur fatin që të diplomohem për Dirigjim në Shqipëri, për kompozim në Austri dhe “Sound Engineer” në Australi. Kjo më ndihmon ta ushtroj profesionin në mënyrë profesionale. Nuk e di nëse keni dijeni, por kam dhe një karrierë “solo”, pra kam dalë.mr dy albume: ‘All I See’ dhe ‘Feeling Blue’, një album instrumental ky. Këto mund t’i dëgjoni në faqen time dhe kam publikuar një “musicvideo” që ështëluajtur në VEVO. Por natyrisht shumica e punës time lidhet me artistë të ndryshëm këtu në Australi.
Ndërkohë, edhe pse jeni larg, a vazhdoni të keni kontakte me anëtarët e tjerë të grupit, a ndani kujtimet e dikurshme, dhe a keni menduar ndonjëherë të vazhdoni ndonjë projekt, apo këngë të re, për të rikthyer emrin e këtij grupi, ndonëse prej disa vitesh mungon vokalisti Gentian Demaliaj?
Për sa i përket Grupit ‘Djemtë e Detit”, është një histori interesante. Ka kaluar disa faza do thosha dhe pa dashur të nënvlerësoj apo mbivlerësoj asnjë anëtar apo individ që ka kontribuar në atë grup nganjëherë më duket sikur ka një garë ‘lidershipi’, por në fakt, është shumë e thjeshtë: Ndoshta për faktin që të gjithë kanë qenë të talentuar. Janë krijuar 2 albume të shkruara në to, pjesa tjetër le të themi që nuk ka lidhje me muzikën. Me pjesëtarët e tjerë të grupit kam kontakte, por thjesht në mediat sociale. Nuk është se kemi ndonjë plan apo projekt konkret. Po kësaj nuk i dihet….
Si do ta vlerësonit Gentin, në aspektin njerëzor, dhe si artist ..!
Natyrisht largimi i Gentit ka lënë një boshllëk disi të pazëvendësueshëm në grup, dhe ajo kimistri duket sikur është e vështirë të riprodhohet apo të zëvendësohet.
A mund të zbuloni se cila kanë qenë ëndrra më e madhe që ju thurët në fillimet e karrierës. A është realizuar ajo?
Përsa i përket fillimeve të karrierës tonë ka qenë diçka natyrale, 5 të rinj muzikantë, të cilët ishin të uritur për muzikë, me tendencë perëndimore; pra flokë të gjatë, “look rrokerësh”, pak “Glam Rock”, me sharm si dhe më e rëndësishmja kërkues përsa i përket melodisë që besoj se ka qenë shumë origjinale. Apo siç thoshte edhe Genti: muzikës sonë i vjen era det.
Muzika që ju krijuat mbetet dhe vazhdohet të këndohet kudo sot në Shqipëri. Cili besoni sot pa shumë vitesh, se ka qenë sekreti u suksesit të grupit tuaj?
Deri përpara albumit të parë mund të jenë shkruar disa këngë me stile të ndryshme, por po të vëni re në Albumin “Izolimi Vdes”, i tërë albumi është i njëjti stil, pra “Hard Rock” që do karakterizonte ADN-në e grupit.
Vështirë të veçohet ndonjë nga këngët tuaja, të gjitha janë ndërtuar dhe krijuar me mjeshtëri dhe për me tepër kanë përcjellë një mesazh me vlera jo vetëm artistike, por edhe edukuese. Me rastin e 8 Marsit, festa e Nënës, le të veçojmë këngën “Më e shtrenjta fjalë”. Si lindi ideja për ta krijuar dhe kënduar këtë këngë dedikuar nënës?
Për sa i përket krijimeve natyrisht që ka disa mënyra për të krijuar; disa këngë marrin një kohë më të gjatë se disa të tjera, por ‘Më E Shtrenjta Fjalë’ është ndër ato këngë që është krijuar për 5 minuta. Në fakt është një histori interesante dhe dëshiroja ta ndaja me ju.
Në 2005-2006 unë isha në Australi dhe flas në telefon me Nanën. Ajo ishte sëmurë. Pas 1 minute apo diçka e tillë më thotë se më duhet ta mbyll, sepse nuk po ndihej mirë. Kisha 5 vjet pa e parë dhe u mërzita aq shumë, saqë u ula dhe e shkrova muzikën direkt. Por më e bukura është se ia dërgova Gentit për ta shkruar ai tekstin dhe i thashë se çfarë mendonte?
Genti më thotë, është këngë dashurie, por jo për një femër që do, është diçka më tepër… dhe kur ia shpjegova më tha se ‘edhe unë atë ndjeva’, pra ishte një kimistri totale. Gjithsesi ne si grup nuk është se kemi investuar për të krijuar popullaritet, por thjesht muzika që kemi krijuar është pëlqyer dhe është vlerësuar. Dhe këtë kemi pasur fatin ta shijojmë në koncerte të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Edhe sot këndohet në Shqipëri, ka më shumë këngëtarë dhe grupe muzikore, që shfrytëzojnë mundësitë përmes teknologjisë ngaqë ato janë edhe më të mëdha se dikur. Shumë këngë që konsiderohen dhe promovohen si “hit”-e dhe që thuhet se marrin ‘miliona’ klikime në platforma të ndryshme dixhitale, por harrohen shpejt, ose nuk “thonë asgjë”. E ndiqni sot muzikën në Shqipëri?
Duke qene se kam vite që jam larguar edhe jam shkëputur pak nga ajo çfarë ndodh në Shqipëri me muzikën, por natyrisht që interneti të krijon mundësinë për t’u informuar sado pak dhe shoh që tendenca muzikore për momentin është ‘regaton’. Pra, siç edhe mund ta merrni me mend është pak jashtë territorit tim si shije. Por natyrisht qe ato këngë dëgjohen nga një rini që është pompuar me atë kualitet, kjo jo se nuk dëgjojnë edhe këtu në Australi, por ka versatilitet.
Pra ky është ndryshimi i ‘Mainstream’ atëherë dhe tani. Gjithsesi në fund mendoj se pak rëndësi ka çfarë stili muzikor krijohet, e rëndësishme për çdo artist duhet të jetë fizionomia, pra origjinaliteti, pastaj normal që gjithmonë ka pasur dhe do ketë shkalle profesionalizmi që reflektohet dhe në stile të ndryshme…
Lexoni edhe:
https://noa.al/lajmi/2021/03/2228676.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd