



Pas kryefamiljarit Jovan Vangjeli, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të djalit të tij 36-vjeçar, Mateo Vangjeli, në shtëpinë e djegur në lagjn “Muzakaj” të Beratit, ndërsa dyshohet se në brendësi është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.
Më herët, zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri, kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Mateo, si edhe shoku i këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës, ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë, duke mos i dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shtëtonin.
Të afërmit thanë për mediat se paraprakisht dyshojnë që shkak i zjarrit të ketë qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin. /e.a/noa.al/
https://www.noa.al/lajmi/2021/03/2228600.html
https://www.noa.al/lajmi/2021/03/2228585.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





