23:38 | Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- 22:49 | Kishte mbjellë 1 mijë bimë kanabisi, zbulohet shtëpia e barit e shqiptarit në Belgjikë
- 22:49 | Justin Bieber: E urrej veten!
- 22:47 | 10 ndikimet ruse në Ballkan
- 22:37 | Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 22:32 | SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Arabinë Saudite. Kievi: Ishte produktiv, drejt paqes
- 22:29 | Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 22:28 | Turqia dhe Greqia kalojnë në Ligën A. Ju bashkohet edhe Serbia
- 22:18 | Fëmija 5 vjeç humb jetën nga sulmi rus me dron në Ukrainë
- 22:12 | Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
‘Më e shtrenjta fjalë’, vargjet e këngës së përjetshme për Nënën! Aurela Gaçe: Djemtë e Detit erdhën dhe bënë revolucion në muzikë!
Nga Aranit Muraçi
Grupi legjendar i rrokut që u krijua pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve ’90, solli muzikën origjinale që nisi rrugëtimin përgjatë një epoke tjetër te re, që sapo kishte nisur në Shqipëri. E ndërsa vendi i tyre shpesh përballej me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, krijimtaria e grupit shërbeu si një frymëzim i madh në tërë këto vite tranzicioni, veçanërisht për brezin e epokës së “Djemve të Detit”.
Gent Demaliaj ka qenë një ndër zërat e parë të rrokut në Shqipëri, pjesë e grupit që nisi rrugëtimin në vitet ’90. “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë disa prej hiteve të grupit “Djemtë e Detit”. Përmes origjinalitetit që i karakterizoi gjatë gjithë karrierës, të cilit i qëndroi besnik në tërë krijimtarinë e tyre, grupi i dedikoi përmes vargjeve magjike ‘Më e Shtrenjta Fjalë’ një këngë edhe Nënës. Sot më 8 Mars është festa e Nënës dhe kjo këngë jeton dhe këndohet bashkë me të.
Sot Genti nuk jeton më. Ai u nda para kohe nga jeta, rreth 6 vite më parë. Por më këngën dhe artin që dhuroi sa ishte në jetë, ai la pas një trashëgimi, një thesar të çmuar, jo vetëm për adhuruesit e shumtë të muzikës së tij, por për gjithë artin dhe artistët shqiptarë të muzikës, në të njëjtën kohë. Bashkëshortja e Gentit, Rudi Demaliaj, në një intervistë për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve “NOA.al", nuk e fsheh krenarinë që adhuruesit e grupit “Djemtë e Detit” dhe veçanërisht të Gentit, mbeten po aq të shumë edhe sot, në të gjithë Shqipërinë. – “Kur flitet për Gentin sigurisht që përveç emocioneve, ndihemi mirë, pasi fjalët që thuhen për të, na mbushin me plot krenari dhe gëzim”, thotë ajo. Kur origjinaliteti, talenti dhe puna bashkohen në ‘NJË’, nuk mund të ndodhte ndryshe:
U bënë më shumë se 6 vjet që Gent Demaliaj i mungon publikut, adhuruesve të muzikës së tij, dashamirësve, miqve, dhe sigurisht të afërmve të familjes. Ai u largua shumë shpejt, por la pas një trashëgimi që besohet se ju mbush me krenari?
Padyshim që trashëgimia e Gentit na bën krenar për shkak të asaj që ai ishte si person dhe gjithçkaje që la pas.
Genti përveçse vokalisti i grupit, shkruante edhe tekstet e këngëve. Cili mendoni se ishte frymëzimi i tij më i madh për të krijuar këngët, të cilat u përjetësuat ndër vite, aq sa dëgjohen dhe këndohen edhe sot?
Mendoj se gjendja e tij shpirtërore ishte shumë e pasur. Edhe ndjeshmëria prej artisti e bënte atë të veçantë, sidomos për mënyrën e të shkruarit të teksteve.
Sot është 8 Marsi, festa e Nënës. Dhe një ndër këngët më të njohura të grupit “Djemtë e Detit” është ‘Më e Shtrenjta Fjalë’ teksti i së cilës u shkrua nga Genti dhe i dedikohet pikërisht nënës … Fjalë që burojnë nga shpirti i një artisti. Ngase besoni se i lindte frymëzimi për të krijuar?
Frymëzimi Gentit i lindte nga marrëdhënia e tij njerëzore, nga dashuria që ai kishte për njerëzit e tij të dashur, dhe në veçanti për nënën e tij, të cilës i dhuroi më të shtrenjtat fjalë.
Cila ka qenë dëshira apo pengu më i madh i Gentit, që nuk mundi dot ta realizonte?
Dëshira e Gentit ishte të realizonte koncertin e tij, jo vetëm me bandën e tij, por edhe me një orkestër të madhe harqesh, për të mundësuar një koncert të mirëfilltë.
Adhuruesit e ‘Djemve të Detit’ janë sot të shumtë kudo në Shqipëri. Si përjetohet në familjen tuaj çdo moment kur flitet për Gentin dhe grupin që bëri epokë në kohë të vështira për vendin tonë?
Kur flitet për Gentin sigurisht që përveç emocioneve, ndihemi mirë, pasi fjalët që thuhen për të, na mbushin me plot krenari dhe gëzim. Ai ka lënë gjurmë në zemrat e shumë njerëzve.
Ndërsa edhe vajza Edea ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e Gentit …
Edea për momentin po studion në një universitet amerikan dhe po formohet si individ. Sigurisht këngën do ta vazhdojë, ashtu si edhe rrugëtimin e Gentit.
Muzika dhe arti mbetet pjesë e pandarë e familjes suaj. Ndjeni ndonjë keqardhje për devijimet apo për gjendjen aktuale të tregut muzikor, ose për mënyrën sesi edukohen të rinjtë e sotëm?
Natyrisht ndjej keqardhje. Arti ka humbur tashmë vlerat shpirtërore dhe emocionale, në vendin tonë. Ajo me çka po ‘ushqehen’ të rinjtë sot nuk ka të bëjë fare me artin e vërtetë dhe kjo gjë do të pasqyrohet me keq akoma, në të ardhmen tonë, si dhe të brezave që do të vijnë.
‘Më e shtrenjta fjalë’, vargjet e këngës së përjetshme për Nënën!
Aurela Gaçe: Djemtë e Detit erdhën dhe bënë revolucion në muzikë!
“Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heronj!”, ishte përkufizimi për Nënën, i shkrimtarit të madh rus, Maxim Gorky. Pa nënë nuk ka poetë, as këngëtarë, do të ishte përkufizimi në rastin konkret për “Djemtë e Detit”.
“Djemtë e Detit” ishte grupi më origjinal i rrokut në Shqipëri. Gent Demialj nuk kishte mbushur ende 18 vjeç kur u krijua grupi i parë shqiptar i suksesshëm rrok, në qytetin e Lezhës. Ai dhe pjesëtarët e grupit u rritën duke kënduar ashtu siç dinin. Apo ashtu siç thotë këngëtarja Aurela Gaçe, origjinaliteti i bëri ata të pakrahasueshëm. – “Erdhën në një kohë për të kënduar përmes stilit të tyre të veçantë dhe arritën në një kohë të shkurtër të bënin revolucion”, tha Aurela për Noa.al. “Ishin origjinalë, artistë të vërtetë dhe mbetën të tillë,” shton ajo. Këngëtarja Aurela Gaçe i përket brezit të tyre. Sot muzika ka ndryshuar, ose ka devijuar nga krijimtaria e mirëfilltë. Gjithçka varet nga ajo që artisti i sjell publikut. Ndoshta artistët janë të paktë, ndoshta mungojnë të tillë si ata. Ndërsa kjo është një arsye më shumë që këngët “Djemve të Detit” këndohen dhe kujtohen sot. Çështje brezash! “Brezi i tyre kishte çfarë të shijonte prej muzikës që ata sollën, prandaj edhe vazhdon dhe dëgjon sot muzikën e tyre”, – shprehet këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe.
Në fakt, jo vetëm stili i veçantë dhe origjinaliteti i tyre, i bëri ata të suksesshëm dhe të adhuruar për publikun shqiptar. Melodia, zëri dhe tekstet e këngëve, të tre këta komponentë ishin 100 për qind “bio- art”, në kuptimin e plotë të fjalës, duke fituar zemrat e publikut artdashës. Ata krijonin këngë, duke i qëndruar besnik virtyteve më të çmuara, siç ishte frymëzimi për Nënën. E tillë ishte kënga, që ia dikuan Nënës. Sot me rastin e 8 Marsit, kjo këngë është thesari i vërtetë i vlerave muzikore shqiptare sikurse i trashëgimisë që lanë pas “Djemtë e Detit”.
Me muzikën e Valentin Markvukaj dhe tekst të solistit Gent Demaliaj, “Djemtë e Detit” i dedikuan këngën, me të shtrenjtës Nënë. “NOA.al”, i mori një intervistë edhe kompozitorit të talentuar, Valentin Markvukaj, i cili prej gati 20 viteve jeton dhe vazhdon karrierën artistike në Australi.
Gent Demaliaj, për fatin e keq, u nda nga jeta para kohe, pak vite më parë. Një nga Këngët e kënduar prej tij “Më e shtrenjta fjalë”, vargje të dala nga shpirti dhe që i dedikohen Nënës, e lartësuan atë bashkë me këngët, deri në përjetësi.
Më e shtrenjta fjalë (Epos)
Më e shtrenjta fjalë
Si në ëndërr për ty thirra
T’ pyeta si je o nëna ime e mira
Emri yt nënë si thirrja n’zot
Sa më dhëmb në shpirt
Që s`të shpërbleva dot
Vitet shkojnë thinjesh ti
Nëna ime për ty mbeta fëmi
Hoqe shumë nënë m`solle n`jetë
Por zemrën e pate gjithmonë të madhe det
Ti puth duart që m`kanë dhënë gji
Nëna ime ti lotët fshij
Aroma jote që n`flokë m`ke lënë
Parfumi më i mirë i t`mirës time nënë
Dhe nëse t’kam lënduar t’lutem nënë më fal
Se pranë gjithmonë do m’kesh jam i yti djal
Vetëm me këtë këngë që ta këndoj gjith mall
Nënë e gjith bota je më e shtrenjta fjalë
Nënë e gjith bota je
Më e shtrenjta fjalë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd