Transmetuar më 08-03-2021, 07:59

Në Zvicër ka fituar i ashtuquajturi referendum "anti-burka", i promovuar nga e djathta konservatore. Në fakt, shumica e qytetarëve të Konfederatës Zvicerane, votuan po për ndalimin e "mbulimit të fytyrës" në publik.

Sipas rezultateve përfundimtare, teksti i ndryshimit kushtetues, mori 51,2% të konsensusit dhe pranimin e 20 prej 26 kantonëve, siç raportohet nga agjencia e lajmeve "Keystone-Ats".

Duke votuar ‘po’ në këtë referendum, zvicerianët miratuan një ndalim për të gjitha mbulesat e fytyrave, nga nikabet te burkat që visheshin nga disa gra myslimane në vend.

Në vitin 2009, zvicerianët gjithashtu miratuan një iniciativë kundër ndërtimit të minareve me 57.5% të votave pro.

Kundërshtarët e ndalimit, përkatësisht Këshilli Federal, Parlamenti dhe organet kryesore fetare të vendit, kujtuan pa pushim, se teksti binte ndesh me parimin e lirisë dhe stigmatizonte pakicën muslimane të vendit.

Mbulesat me fytyrë të plotë, tashmë janë të ndaluara në Austri, Belgjikë, Bullgari, Francë dhe Danimarkë. /e.a/noa.al/