Transmetuar më 08-03-2021, 07:41

Katër banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Berat. Sipas policisë, mësohet se në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr dhe për pasojë flakët janë përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, që u përkisnin shtetasve, R.S., dhe P.N., si dhe në katin e tretë të pallatit, përballë në banesën e shtetasit M.H., në lagjen ‘Muzakaj’ të qytetit.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës, zjarri është vënë nën kontroll, por policia thotë se deri tani nuk dihet nëse ka viktima apo persona të lënduar.

Grupi hetimor është në vendgjarje, për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit. /e.a/noa.al/

“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia.