Transmetuar më 07-03-2021, 23:44

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur klientët që ishin brenda një restoranti në Beverly Hills (SHBA) vrapuan jashtë për t’i shpëtuar vdekjes, kur një hajdut vinte vërdallë me dy shoqëruesit e tij, që të vidhnin orën e shtrenjtë.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të një lokali aty afër, ku shihet se si burri futet në restorant dhe dy tjerë vijnë rrotull me disa persona.

Klientët, pasi dëgjojnë të shtënat e armëve vrapojnë jashtë.

Argjendari Shay Belhassen, të cilit iu vodh ora prej 500 mijë dollarësh, kujton momentin e incidentit që pasoi me plagosjen e një gruaje në këmbë.

Më poshtë pamjet: