Një fotografi e realizuar në arktik i ka lënë të gjithë “gojë-hapur”.
Fotoja e një “anije fluturuese” në brigjet e Anglisë ka bërë xhiron në rrjt, por që në fakt është veçse një iluzion optik.
David Morris bëri foton e anijes pranë Falmouth, Cornwall.
Sipas meteorologëve, imazhi ishte rezultat i kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën.
Sipas tyre, ky iluzion është i zakonshëm në Arktik.
Por mund të shfaqet shumë rrallë edhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit.
Këto lloj iluzionesh ndodhin për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturave, kur ajri i ftohtë shtrihet afër detit me ajër të ngrohtë mbi të.
“Meqenëse ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i ngrohtë, ai përkul dritën drejt syve të dikujt që qëndron në bregdet, duke ndryshuar edhe mënyrën se si duket një objekt i largët”, sqaron meteorologu David Braine.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd