Transmetuar më 07-03-2021, 16:55

SHBA kanë vendosur bombardues me rreze të gjatë në Norvegji, një veprim ky që ndodh për herë të parë.

Katër bombardues B1 do të veprojnë nga baza ajrore Oland gjatë javëve të ardhshme.

Diçka e tillë është konsideruar si një mesazh për Moskën, që SHBA janë të gatshme të mbrojnë aleatët e tyre në rajonin e Arktikut të kontestuar strategjikisht, i cili është i pasur me naftë dhe gaz.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Poli i Veriut dhe oqeani që e rrethon nuk janë në pronësi të asnjë vendi.

Korrespondenti i Mbrojtjes së BBC Jonathan Beale raportoi nga bordi i një aeroplani amerikan të karburantit. /k.k/noa.al.

Burimi i lajmit: BBC