Transmetuar më 07-03-2021, 13:53

Moderatori Ardit Gjebrea kalon me sukses Covid-19. Ai mungoi dy javë në drejtimin e emisionit të së dielës “E Diela Shqiptare”, pasi u infektuar nga koronavirusi.

“Unë jam bërë gati, po ju?”, tha Ardit Gjebrea teksa u shfaq i qeshur në ekran.

“Sot rikthehem dhe do jemi në “E Diela shqiptare bashkë”.

“Përfitoj nga rasti të uroj festën e 7 Marsit për gjithë mësuesit tanë – Gëzuar me shumë dashuri!”, tha Ardit Gjebrea.

Ai në nisje të emisionit nuk kurseu edhe falënderimet. Për të gjitha ata që u interesuan për shëndetin e tij dhe i uruan shërim sa më të shpejtë. “Mbështetja juaj më dha forcë të përballoj sëmundjen, mua dhe familjes”, tha Arditi, teksa iu rikthye gazmor sot në punët e përditshme./a.m/NOA.al