Transmetuar më 07-03-2021, 13:42

Një debat i fortë ka ndodhur mes ish-konkurrentes së Për’puthen, Shqipe Hysenajt dhe moderatores, Dojna Mema.

Sherri mes tyre nisin pas një deklarate të bërë nga Shqipja në lidhje me biseksualët.

Ato ishin të ftuara në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku edhe debatuan.

Shqipja: Para dy javësh ti nuk ke ditur se çfarë ke thënë, ta them dhe pse. Ta kishe parë të gjithë pjesën e djalit, Gracianos ( ish-konkurrentit të Për’puthen), unë kam thënë që nuk jam kundër biseksualëve, por nuk më pëlqen ta kem për partner.

Dojna: Ki dinjitet të kërkosh falje dhe mbylle si histori se po e ekzagjeron. KI dinjitet dhe trego që je grua dhe mbaj dinjitetin.

Shqipja: Nuk kam fare dinjitet, sepse ti i ke marrë gjërat sipas mënyrës tënde.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd