Transmetuar më 07-03-2021, 13:03

Aurela Gaçe, sot më 7 Mars, ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë pedagogun e saj tek Artet, aktorin e madh Birçe Hasko.

“I jam mirënjohëse jo vetëm për të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave, por edhe për njeriun që është”.

“Në këtë botë ku rrethohesh nga gjithçka,  ku të humb besimi tek njeriu,  është vështirë të qëndrosh fisnik”, tha ajo teksa bëri publike respektin që ka për aktorin dhe pedagogun e saj.

Postimi i plotë i Aurela Gaçes:

Kam pasur shumë mësuesë gjatë shkollimit tim.

Sigurisht, mbaj mënd mësuesen time të parë,e butë,e qetë , e duruar( mes fëmijëve te zhurmshëm)  e deri sa u rrita ,kam pasur figura te ndryshme mësuesish, te cilët i falënderoj për gjithçka kanë bërë me ne, femijet,adoleshentēt e deri ne formimin e plotë.

Sot, dua ti them faleminderit kētij burri të rrallë.

Ju e njihni nēpērmjet rroleve ne kinematografi, kurse unë pata fatin ta kem profesor për 4 vite në Akademinë e Arteve te Bukura.

E theksoj, pata fatin ta njoh këtë burrë të drejtë.

Vitin e parë ,rreptësinë e korrektēsine e tij e merrja si ftohtësi me ne. Vonë fillova të kuptoj se përtej "rreptësisë"  shtrihej nje shpirt i madh sa deti.

Kur ti ke perpara syve nje njeri te drejtë, që punon me pasion e lodhje cdo dite te shkolles,  kupton sa shumë dashuri mban zemra e mësuesit tënd!

I jam mirënjohëse jo vetëm pēr të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave ,por edhe për NJERIUN që është.

Në këtë botē ku rrethohesh nga gjithcka,  ku te humb besimi tek njeriu,  eshte veshtire te qëndrosh fisnik .  E Profesor BIRÇE HASKO, është mésuesi model i njeriut.

Faleminderit profesor./a.m/NOA.al