Transmetuar më 07-03-2021, 10:03

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, teksa treni përplasi një veture. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.
Vetura ka qenë me udhëtarë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Qollaku në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”.
Ngjarja po hetohet nga policia./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





