Transmetuar më 06-03-2021, 21:32

Nicolas Cage, 56 vjeç, është përsëri një burrë i martuar, pasi është martuar me Riko Shibata, 26 vjeç, muajin e kaluar në Hotel Wynn në Las Vegas, raporton “Daily Mail”.

“Është e vërtetë dhe ne jemi shumë të lumtur“,-tha aktori në një deklaratë.

Çifti u martua më 16 shkurt në një ceremoni të vogël, një datë e zgjedhur për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të dhëndrit.

Riko kishte veshur një kimono martesore të punuar me dorë. Çifti shkëmbyen zotimet tradicionale katolike dhe japoneze.

Ish-gruaja e Cage, Alice Kim, me të cilën aktori ruan akoma raporte të mira, u bashkua me çiftin për të festuar më pas, së bashku me djalin e tyre.

Riko është 30 vite më e vogël se Cage si dhe 4 vite më e re se djali i parë i aktorit, Weston Cage.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd