







Dua Lipa publikoi foto tw vjetra që publikoi në rrjete sociale, për t’i uruar Dukagjinit ditëlindjen.
Në fotot që këngëtarja kishte zgjedhur, ajo dhe babai i saj shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe duke fjetur bashkë.
“Gëzuar ditëlindjen babi… Të dua!”- shkroi Lipa krahas postimit, kurse Dukagjini iu përgjigj: “Të dua, më mungon”.
Në vitin 2019, babai i Dua-s rrëmbeu në “Brit” çmimin “si babi më i mirë në industrinë e muzikës”.
Dukagjini, 52-vjeç, ishte një yll i njohur i muzikës para se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1992.
Dua Lipa është shprehur gjatë një interviste për “Hunger” në 2016-ën se babai është frymëzimi i saj në muzikë. Babai i këngëtares organizoi festivalin e tij në Kosovë vite më parë me qëllimin për të ndryshuar perceptimin se Kosova ishte një vend lufte dhe jo mikpritëse.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





