Transmetuar më 06-03-2021, 13:57

E sulmuar pas krahëve, e zvarritur në tokë dhe e abuzuar seksualisht nga një i panjohur në mes të ditës në një park në kryeqytet.

Ky është makthi që një vajzë 22-vjeçare përjetoi të premten në mëngjes, rreth orës 7:00, ndërsa vraponte në ‘Villa Gordiani’, një zonë e gjelbër në Prenestina, në periferi të qytetit të Romës, Itali.

Vajza e re, në lot, i tha policisë se ndërsa po vraponte përgjatë një prej shtigjeve të parkut, një burrë papritmas doli dhe e sulmoi atë nga pas.

Ai e ka kapur me forcë dhe e ka shtrirë përtokë dhe më pas e ka tërhequr në një cep më pak të dukshëm.

Autori gjithashtu ia ka mbyllur gojën me njërën dorë për të mos e lejuar të ulërasë 22-vjeçaren dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Vetëm kur ai u largua, vajza e dëshpëruar arriti të kërkonte ndihmë. Asaj iu dha ndihma e shpejtë dhe u dërgua në spital.

Pas denoncimit, policia nisi nenjëherë kërkimet në zonë për të gjetur njeriun e përshkruar nga e reja.

Policia izoloi zonën e treguar nga vajza, ndërsa në vendin e sulmit po kryen hetime për të identifikuar çdo gjurmë të lënë nga autori i dyshuar.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu kamerat e sigurisë në zonë, që mund të kenë pikasur burrin që kreu përdhunimin. /e.a/noa.al/