Transmetuar më 06-03-2021, 11:41

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Bajram Koni, ndërsa më herët, humbi jetën edhe gruaja e tij Merushe Koni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën.

Ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. /e.a/noa.al/

Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrogozhinë, shkon në 2 numri i viktimave

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, një i vdekur dhe tre të plagosur