Transmetuar më 06-03-2021, 08:31

Kostot e ushqimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili po ushqehet më shëndetshëm gjatë pandemisë, arrijnë në mijëra paund (rreth 12,500, e barabartë me pothuajse 14,500 euro).

Kjo falë edhe këshillave të partneres së tij të re dhe gruas së tretë të ardhshme, Carrie Symonds.

Kryeministri britanik dhe familja e tij, duket se kanë bërë në ‘Downing Street’, në muajt e fundit, dhjetëra dreka dhe darka në shtëpi, të organizuara nga "Daylesford", një rrjet dyqanesh ushqimore luksoze bio në Londër.

Sipas "Daily Mail", pronare e "Daylesford" është Carole Bamford, gruaja e industrialistit Lord Anthony Bamford, padroni i gjigantit të makinerive industriale dhe bujqësore JCB si dhe një mbështetës dhe dhurues i Partisë Konservatore.

Në total, sipas llogaritjeve të tabloidit, familja Johnson ka porositur njëqind produkte që nga fillimi i pandemisë, për një vlerë prej 12,500 paund.

Një llogari që ‘Downing Street’ nuk e konfirmon, thjesht duke specifikuar – përmes një zëdhënësi – që të gjithë ushqimin e siguruar për Johnson dhe zonjën në rezidencën private institucionale "për konsum personal", është paguar nga vetë kreu i qeverisë.

Historia përshtatet pas polemikave të tjera, të drejtuara nga opozita laburiste, mbi kostot e vendbanimit të kryeministrit, të administruara, sipas medias, gjithashtu nga Carrie Symmonds si dhe ndryshimin e sallës së konferencave për shtyp, e cila do të inaugurohen së shpejti në pjesën e një koncepti të ri informues të stilit të Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, të promovuar nga menaxherja e re e komunikimit në ‘Downing Street’, ish-gazetarja televizive, Allegra Stratton. /e.a/noa.al/

Burimi: "Tgcom"