Transmetuar më 05-03-2021, 23:04

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia greke pasi është kapur brenda territorit helen duke prerë lëndë drusore, ndërsa i janë sekuestruar dy kuaj dhe tre mushka.

Një i ri shqiptar kishte hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër duke prerë ilegalisht lëndë drusore në zonë pyjore të Kastorias, në Greqi.

Policia e lokalizoi 25-vjeçarin në një zonë të paarritshme pyjore pranë kufirit greko-shqiptar, ku ai kishte kaluar ilegalisht përmes të mërkurën pasdite, me dy kuaj dhe tre mushka.

Ai kishte proceduar në prerjen e 20 metrave kub dru ahu në zonën e pyjeve publike, shkruan gazeta e njohur greke “Protothema”, por kishte kaluar në territorin grek.

I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në Departamentin e Rojës së Kufirit, ku u ngrit për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrje të paligjshme në vend, ndërsa materialet u referuan në prokurorinë e Kastorias.

Shqiptarit veç arrestimit iu konfiskuan pesë kafshët./a.m/NOA.al