Transmetuar më 05-03-2021, 22:57
Dallgët e detit kanë nxjerr sot në breg të detit në Durrës një delfin të ngordhur.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në plazhin e madh, në zonën e quajtur “Përroit Agait”.
Kjo është hera e parë për këtë vit që një delfin i ngordhur del në breg të detit.
Delfinët shfaqen rrallë në ujërat tanë.
Nuk dihet shkaku sesi delfini erdhi i ngordhur nga deti, teksa u gjet sot i ngordhur nga peshkatarët./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd